Dëshironi të blini veturë në internet – si të mos mashtroheni prej shitësit

Nuk është një çështje e vogël kur blen një veturë të re apo të përdorur dhe ka shumë rreziqe që fshihen nëse e bën online, pra nëpërmjet internetit.

Duke pasur parasysh se është shumë e mundur të hasësh një mashtrues, faqja e specializuar britanike “AA Cars” ka krijuar një guidë për ata që blejnë vetura online.

1. Përgatituni – mësoni sa më shumë për veturën përpara se të blini, duke lexuar komente ose duke parë fotot në internet.

2. Kontrolloni historinë e automjetit – ka faqe që ju ofrojnë informacion mbi kilometrazhin, pronarët e mëparshëm, etj.

3. Kontrolloni se si është përfaqësia – lexoni gjithashtu sa më shumë informacione dhe komente të jetë e mundur

4. Kërkoni për fotografi dhe video të vetë veturës – mos kini turp, kërkoni për aq foto dhe video sa të keni nevojë.

5. Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë – ndoshta nuk është. Kjo vlen edhe për çmimet që ju duken shumë të përballueshme.

6. Bëni një inspektim të pavarur të automjetit – pyesni një ekspert se çfarë mendojnë për automjetin që po mendoni të blini. Gjithashtu, sigurohuni që automjeti të jetë me garanci dhe kthim parash.

7. Dorëzimi – nëse shitësi i automobilave është afër jush, dorëzimi nuk duhet të kushtojë shumë. Nëse jeni duke blerë një veturë në internet nga jashtë, bëni kërkimin tuaj dhe zgjidhni opsionin më të mirë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu