Gjatë fjalimit të tij në takimin me banorët e Shkupit, lideri i Aleancës për Shqiptarët ka kujjtuar liderët e VLEN-it se do të mbahen mend si Rahman Morina i cili aso kohe legjitimonte vendimet e sistemit Jugosllav mbi shqiptarët.
“Sot po na rickilohen nga e kaluara jo figura të ndershme, patriotikee të ndritura kombëtare, por figura të cilat veprimet politike i kanë si figurat më të turpshme në historinë shqiptare. Ju kujtohet Rahman Morina, çbëri ai? Ai vetëm ishte aty për të legjitimuar për ti dhënë legaitet dhe legjitimitet vendimeve të Sllobodan Millosheviq. Në të njejtën situatë ndodhemi edhe ne sot. Çbëjnë këta kryetarët e VLEN-it, legjitimojnë veprimet të cilat VMRO-DPMNE-ja dhe gjithë dashakqinjt e shqiptarëve këtu në MV i bëjnë duke na hequr të drejtat tona” tha Sela.