Gerta Zaimi hedh dyshimin: Mos vallë shteti Bektashian bëhet për pastrim parash si Lihtenshtajni

Analistja Gerta Zaimi nga Shqipëria ka thënë për TV SHENJA se ideja e formimit të shtetit Bektashian ishte një ide e papritur nga kryeministri Edi Rama. Ajo thotë se politika nuk duhet fare të ishte përfshirë në këtë çështje sepse formimi I shtetit bektashian, thotë ajo, nuk krijon as unitet e as tolerancë. Zaimi theksoi se krijimi i një shteti brenda territorit shqiptar ka ngjallur debate të shumta dhe se kryeministri Rama po tenton të gjej një arsye historike.

Me aq sa është thënë në intervista kjo nuk pëlqehet as brenda komunitetit Bektashi, brenda komuniteti bektashi un kam të dhëna me ata që kam folur por edhe nga baballarë të ndryshëm të cilët janë absolutisht kundër një veprimi të kësaj natyre, duke u bazuar në faktin që pikërisht gjatë Rilindjes është sovraniteti I Shqipërisë në total ai I ciki është menduar të mos preket asnjëherë dhe që duheshte ruajtur, duheshte krijuar. Kështu që çfarëdolloj lëvizje që e prek sovranitetin e territorit të Shqipërisë, sepse kjo e prek, do thuash Italia ka, janë historia komplet të ndryshme, padyshim që kjo krijon problem”, ka deklaruar analistja Gerta Zaimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu