BDI si Ivanovi, ndryshe për LSDM-në e ndryshe për Gruevskin (VIDEO)

BDI nuk do t’i jep LSDM-së nënshkrimet për të marrë mandatin dhe më pas të bisedojë për formimin e Qeverisë, por kusht është që fillimisht Zaev të pranojë platformën dhe më pas të mer mandatin. Partia e Ahmetit ndryshon rregullat për caktimin e mandatarit dhe bisedimeve për formimin e Qeverisë. I pyetur nëse do të mbështesin LSDM-në për të siguruar 61 nënshkrimeve të nevojshme që kjo parti të fitojë mandatin, zëdhënësi Bujar Osmani në emisionin e mbrëmshëm Top Tema sqaroi rregulla të reja të cilat nuk u shtruan gjatë bisedimeve të para me VMRO-DPMNE-në kur Nikolla Gruevski u njoh si mandatar. Osmani tha se kësaj radhe fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për platformën e BDI-së dhe formimin e Qeverisë dhe më pas BDI do të jep mbështetje edhe për mandatin edhe për formimin e Qeverisë. Tani për BDI-në mbledhja e nënshkrimeve dhe ndarja e mandatit, para fillimeve të bisedimeve, është nënçmim dhe degradim i gjithë procesit edhe pse nga ana tjetër këtë procedurë zëdhënësi Osmani vetë e vlerësoi si të drejtë dhe kushtetuese.

“Nuk mund të ketë proces të mbledhjes së nënshkrimeve, ose mbështetje deklarative për nënshkrime si pjesë e ndonjë PR strategjie. Këto janë bisedime thelbësore që të gjindet zgjidhje lidhur me çështjet që kanë dalë nga platformat e partive politike. Nuk mund të ulet në nivel të mbledhjes së nënshkrimeve dhe më pas bisedime për Qeveri. Kur do të ketë marëvesje për Qeveri ose përcilëndo opsion, kjo do të zgjidhet atëherë. Kështu që e hedh mundësinë që BDI të lejojë degradim të gjithë procesit të bisedimeve të partive politike në nivel të mbledhjes së nënshkrimeve”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Të pyetur për qëndrimin e ri të BDI-së, nga LSDM vetëm thanë se partitë politike që janë pjesë e procesit paszgjedhorë duhet të jenë më të përgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

“Të gjitha subjektet politike të cilat janë të involvuara në procesin paszgjedhor duhet të jenë të vetëdijshme për situatën në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë, për kompleksitetin e situatës dhe të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Në tentimin e parë për formimin e Qeverisë Nikolla Gruevski u shpall si mandatar nga presidenti Ivanovi dhe BDI e njohu atë si mandatar dhe hyri në bisedime të cilat megjithatë nuk dhanë rrezultat në afatin 20 ditor.

BDI si Ivanovi, ndryshe për LSDM-në e ndryshe… by tvshenjaofficial


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu