Minutë pas minute/ SHBA voton sot Presidentin e ri. Trump hedh votën në Florida! Ja çfarë thonë sondazhet pak orë para shpalljes së fituesit

Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet historike presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.

Qendrat e votimit nisin të hapen nga ora 05:00 në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm.

Florida është në mesin e 10 shteteve amerikane që votojnë për aksesin ndaj abortit. Votuesit po peshojnë nëse duhet të anulojnë ndalimin e abortit gjashtë-javor që aktualisht është në fuqi këtu dhe të zgjerojnë aksesin deri në pikën e qëndrueshmërisë së fetusit, që është rreth 24 javë të shtatzënisë.

Donald Trump u pyet se si votoi për këtë çështje pasi hodhi votën e tij në Florida. “Vetëm ndalo së foluri për këtë”, u përgjigj ai.

Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës.

Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu