Një zyrtar policorë në vend që të paguaj në pikë pagesën rrugore, ai ka treguar legjitimacionin e tij, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në videon e publikuar nga kamerat e sigurisë shihet se si zyrtari policor kalon pa paguar.
Bëhet fjalë për shefin e policisë A.M. (45) nga Koçani, i cili tashmë ka marrë padi penale për shpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, pasi edhe më herët me automjetin e tij privat ka kaluar pa paguar në pikë pagesat rrugore.
Përveç padisë penale, MPB njofton se do të nisë edhe një procedurë disiplinore, dhe ndërkohë zyrtari policor do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.