Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e VLEN, Bilall Kasami vlerëson se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me lokalet gjatë vitit të ardhshëm. Kasami tha se “opozita është e çorientuar, dhe se nuk e di se çfarë zgjedhje duhet të kemi”.
“Ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamnetare. Për më shumë që kemi një shumicë stable. Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve që i kemi premtuar në zgjedhje”, pohoi Kasami, duke shtuar se si koalicion VLEN po përgatiten që të marrin pjesë bashkërisht në zgjedhje lokale.