Noizy detyrohet të paguajë dorëzani 50 mijë euro për rrahjen në Pejë

Gjykata në Pejë ka marrë vendim që reperi Niozy të paguajë dorëzani prej 50 mijë eurove lidhur me rrahjen në një diskotekë në Pejë.

Noizy gjatë gjykimit u shpreh sa nga dita e parë ka dashur të dorëzohet.

“ Koha nuk kthehet më prapa.”, tha ndër tjerash ai.

Prokurori i rastit propozoi që çështja të kryhet me dorëzani gjë të për të cilën u pajtua edhe reperi duke thënë se qëndron mirë ekonomikisht.

Për rastin e njëjtë me dorëzani është dënuar edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj- Stresi , i cili u detyrua të paguajë 20 mijë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu