Ligji i “Branitellave”: Deputetët shqiptar të bashkuar, s’ka ligj pa UÇK-në

Kanë vazhduar përplasjet mes partive politike lidhur me ligjin e “Branitellave”, LSDM-ja opozitare insiston që kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Ilire Dauti ta fusë në rend të ditës ligjin e lartë përmendur.
Sipas deputetes Trençeska, Ilire Dauti ka për obligim ta vendos në votim, respektivisht në rend dite dhe në diskutim ligjin e “Branitellave”.

“Si deputete kam të drejtë të plotësojë rendin e ditës me pikë plotësuese ju e keni për obligim që këtë propozim ta vendosni në votim” – tha Trençevska.

Ilire Dauti nuk heq dorë nga vendimi i saj, thotë se ligji i “Branitellave” i propozuar nga LSDM-ja është diskriminues dhe shkel kriterin bazë të demokracisë, barazinë. Sipas Dautit pa përfshirjen e ish ushtarëve ligji nuk kalon.

“Në qoftë se ju thoni se kërkoni mbrojtje sociale për një pjesë të qytetarëve unë shkoj edhe më tej dhe kam thënë që po kërkojmë mbrojtje sociale për të gjithë, në mënyrë të njëjtë dhe këtu nuk ka asgjë e cila duhet të diskutohet më tutje e kemi thënë deri më tani edhe qëndrimet tona dhe besoj kemi qenë shumë të qartë edhe ju në qëndrimin tuaj edhe ne në qëndrimin tonë. Do të caktojmë debat publik dhe do të flasim për temën propozim ligji të cilin e keni propozuar ju dhe që ne mendojmë se duhet ta përfshijë edhe kategorinë tjetër që u takojnë poashtu qytetarëve të këtij shteti që janë ish ushtarët e UÇK-së”
– tha Ilire Dauti

Kundër ligjit të “Branitellave” folën edhe deputetët e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu dhe Rijad Shaqiri. Vlerësojnë se ky është një provokim dhe janë poashtu të mendimit se pa UÇK-në ligji nuk është i plotë dhe nuk kalon.

“Vlerësojmë si provokim dmth qëllimet të cilat ato i patën që nuk i arritën për destabilizimin e vendit, tash të mundohen ta shfrytëzojnë për ngritje të pikëve politike të politikave ditore një gjë të tillë ne si koalicion VLEN dhe grup parlamentar e vlerësojmë si dicka që përkeqëson raportet ndër-etnike dhe realisht kërkojmë që kjo pikë e rendit të ditës të mos jetë sot temë diskutimi në këtë seancë” tha Imërlije Saliu – DEPUTETE VLEN

“Ne mirfilli kemi deklaruar se jemi të gatshëm ta kalojmë një ligj të tillë mirëpo në atë ligj duhet të inkorporohen të gjitha palët e involvuar në konfliktin e vitit 2001. Përderisa nuk kemi një konsenzus të përbashkët rreth këtij ligji gjith forcat politike brenda për brenda RMV-së është e kotë tendenca juaj” – tha Rijad Shaqiri

Ndryshe, ligji për “Branitellat” tashmë është shndërruar në mollë sheri disa herë mes partive politike në Kuvend, LSDM-ja opozitare dhe VMRO-ja e mbështesin, megjithatë deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ka bllokuar të njëjtin në Komision, kundër ligjit janë edhe deputetët e VLEN-it të cilët s’bashku me kolegët e tyre nga Fronti Europian kërkojnë përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së në ligjin në fjalë. /tvklan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu