Dokumentet personale, Zyberi: Kemi 391 ankesa për probleme në nxjerrjen e dokumenteve personale

Në zyrat e Avokatit të Popullit qytetarët më së shumti ankesa kanë parashtruar për marrjen e dokumentave personale, bëri të ditur Avokati i Popullit Naser Zyberi në emisionin Daily Click.

Zyberi tha natyra e ankesave është e ndryshme.

“Ankesat janë të natyrave të ndryshme, psh. pamundësia për të caktuar termin, vonesa në procedurën e përpunimit të pasaportës, vonesa në dhënien e pasaportave. Kemi pasur situatë që pasaportat që ishin të përgatitura qytetarët nuk mund ti merrnin, sepse nëpër vendet e caktuara, kryesisht flas për Shkupin nuk ishte bërë një sistematizim i këtyre dokumentave. Detyroheshin punëtor të Institucionit të Avokatit të Popullit të shkojnë në ndihmë në punktet e MPB-së, që qytetarët që kishin parashtruar ankesë të ju gjinden dokumentet”

TV21: Ju keni dërguar ekip atje?

Naser Zyberi: “Po për t’i gjetur dokumentat”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu