Presidenti i SHBA Joe Biden u ka thënë amerikanëve se e kupton se do të ketë ndjenja të ndryshme për rezultatin e zgjedhjeve të djeshme, por është e rëndësishme të “pranohet zgjedhja që bëri vendi”.
“Unë e di që për disa njerëz është koha për fitore, për të thënë të dukshmen. Për të tjerët, është një kohë humbjeje. Fushatat janë gara, vizionesh konkurruese. Vendi zgjedh njërën ose tjetrën, ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi”, tha Biden, duke folur nga Kopshti i Trëndafilave.
“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton”, shtoi ai. “Ju nuk mund ta doni fqinjin tuaj vetëm kur jeni dakord. Diçka që unë mendoj se ju mund të bëni pavarësisht se për kë keni votuar është ta shihni njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si amerikanë të tjerë.”
Biden lavdëroi zëvendëspresidenten Kamala Harris për “karakterin e saj të vërtetë” në komentet pas humbjes së saj në zgjedhje.
“Ajo drejtoi një fushatë frymëzuese dhe të gjithë panë diçka që unë mësova që herët ta respektoja aq shumë, karakterin e saj. Ajo ka një shtyllë të fortë dhe ka karakter të mrekullueshëm, karakter të vërtetë”, tha Biden.