Temperaturat e mëngjesit në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut ishin në minus. Sipas DPHM-së, temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë, ku janë matur -8 gradë Celsius, ndërsa në vendin e dytë është Manastiri me -5 gradë.
Temperaturat minus janë regjistruaredhe në Demir Kapi ku është matur remperaturë -3 gradë, në Tetovë, Shkup dhe Gjevgjeli janë -2, në Kumanovë, Shtip dhe Prilep -1, ndërsa në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kavadar është matur temperaturë zero gradë.
Në mëngjes kishte mjegull në disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri 20 gradë Celsius.
Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Temperatura minimale do të bie deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 17 gradë Celsius.
Deri të shtunën, sipas njoftimit të DPHM-së, do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, e cila vetëm në disa vende do të qëndrojë më gjatë. Nga e diela do të jetë mot i ndryshueshëm dhe më ftohtë, ndërsa në fillim të javës tjetër në vend do të ketë paraqitje të kohëpaskohshme të shiut, në malet më të larta do të ketë kushte për borë.