Elon Musk e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz një “budalla”. Miliarderi amerikan komentoi në X në lidhje me prishjen e koalicionit qeveritar trepalësh të Scholz, duke shkruar në gjermanisht: ‘Olaf është një budalla’.
I pyetur nga një ndjekës në X nëse i referohej kancelarit gjerman, Musk u përgjigj me emoji duke qeshur.
Musk ka qenë prej kohësh në një kurs përplasjeje me zyrtarët evropianë dhe është vënë nën kritika për rrjetin social X, se ka nxitur gjuhën e urrejtjes.