Mesazhe provokuese në Beograd dhe Novi Sad, pas fitores së Trump: Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe!

Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe manjatit të teknologjisë Elon Musk. Gjithashtu ata mbanin pankarta me mesazhe “Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”.

Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë,” shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”.

Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.

Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America Great Again”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu