Adem Avziu porosi Ali Ahmeti: Kryetar, në takimet me popullin të freskohen rreshtat e parë, këtë nuk e them unë, por çdo bashkëpartiak i yni

Ish-drejtori i Qendrës Turistike Kodra e Diellit, Adem Avziu nga radhët e BDI-së, nëpërmjet rrjetit social facebook i ka dërguar porosi kreut të integristëve Ali Ahmetit, përcjell TV21.

Avziu në porosinë e tij thekson se në takimet me popullin duhet të freskohen rreshtat e parë. Avziu tutje potnecon se këtë nuk e thotë ai, por bashkëpartiakët.

Postimi i plotë i Adem Avziut

Mendoj që ka ardhur koha që të paktën në takimet me popullin të freskohen rreshtat e parë!
Kryetari bashkë me kryesinë e ngushtë, Sekretarin dhe Nënkryetarët e partisë, takimet i mbajnë me qëllim që të bashkëbisedojnë me popullin, ta dëgjojnë popullin, e jo t’i dëgjojnë ato individ të cilët i dëgjon që nga viti 2002.
Këtë nuk e them vetëm unë, por e thotë çdo bashkëpartiak i yni, e thotë çdo njëri të cilin e takojmë në përditshmërinë tonë, në kafene, në rrugë, në çdo takim. Këtë e thotë çdo anëtar i ri i familjes tonë të madhe që quhet BDI!
Nuk mund ta kuptoj se çka kanë ish-funksionarët, deputetët, funksionarët që nga viti 2002 e këndej që insistojnë me çdo kusht të ulen në rreshtat e parë gjatë takimeve me popullin më shumë sesa një qytetar i thjeshtë, një kryefamiljar apo një nënë ose motër e jona.
Sinqerisht nuk e kuptoj pse nuk ndihen rehat në rresht të tretë, në mes të popullit sepse në fakt ky është edhe qëllimi i Kryetarit, që të jemi pranë popullit dhe jo ta lëmë popullin pas shpine!
P.S Mund të thoni çfarë të doni, mund të më shani e paragjykoni, po kjo është e vërteta që e flasim çdo ditë, e e flisni edhe ju. Prandaj para se të shani e paragjykoni, ju lutem që të reflektojmë, t’i lëmë anash egot, teket, paranojat dhe paragjykimet dhe të punojmë për interesin e përgjithshëm e të gjithëve, e jo për interese dhe ego personale të disa individëve të caktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu