Gashi: Kosova është i vetmi shtet në Europë që nuk ka sigurime pensionale

Përveç qeverisë aktuale, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Kosovë, Niazi Gashi në emisionin “Robin Hud” akuzon edhe qeveritë e kaluar për gjendjen jo të mirë financiare të pensionistëve. Gashi Ligji mbi skemat pensionale e cilësoi si “katastrofal”, ndërsa thotë se Kosova është i vetmi shtet në Europë që nuk ka sigurime pensionale.

“Përkundër tendencave tona dhe intencave tona që të ndërhyhet, të përmirësohet apo të ndërrohet krejt ky Ligj mbi skemat pensionale, ata nuk kanë bërë asgjë. Vetëm në kohën e Skender Reçicës, kur ka qenë ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, apo Mirëqenies Sociale atëherë, është bërë diçka, por ai draft tani ka mbetur në sirtarët e qeverisë diku dhe nuk është marrë dikush me të. Përndryshe, jemi i vetmi shtet në Europë që nuk kemi sigurime pensionale”, tha mes tjerash Gashi.

Episodi i sotëm i serialit “Robin Hud” transmetohet me fillim nga ora 12:05 në TV21. Këtë javë flasim për kushtet e pensionisteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu