Tyson mposhtet nga Jake Paul

Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul. Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me nivelin e lartë të agresivitetit sikur më parë.

27-vjeçari përballë boksierit të “hekurt” qëndronte shpesh në distancë, jo rrallë herë të njëjtën e bënte edhe kundërshtari i tij.

Ndeshja e shumëpritur u zhvillua të premten mbrëma në Arlington, Teksas, përpara një publiku prej 72,300 tifozësh në stadiumin AT&T, shtëpia e Dallas Cowboys.

27-vjeçari Paul dominoi shumicën e raundeve dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke u bërë boksieri i gjashtë që arrin të mposhtë Tyson-in në karrierën e tij të lavdishme. Kjo fitore i jep Paul-it një bilanc të përgjithshëm prej 11 fitoreve dhe vetëm një humbje në karrierën e tij profesionale, ku përfshihen edhe shtatë fitore me nokaut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu