Ish-portieri i Tiranës ‘çmend’ rumunët dhe serbët në mes të Bukureshtit

Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të tifozëve vendas, pra atyre rumunë detyruan kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin që të merrte ekipin dhe të linte ndeshjen në mes duke vendosur që të mos rifuteshin në fushë.

Megjithatë disa nga lojtarët shqiptarë u kujdesën që të linin shenjën e tyre para se të futeshin në dhomat e zhveshjes. Pas shqiponjës së bërë me duar nga Mërgim Vojvoda dhe Lumbardh Dellova, radhën e kishte Visar Bekaj.

Ish-portieri i Tiranës nuk vendosi të bënte shqiponjën dykrenare, por t’u tregonte rumunëve gishtin e mesit. Pikërisht thirrjeve anti-shqiptari, portieri u përgjigj në këtë mënyrë duke ‘çmendur’ rumunët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu