Një qen robotik i quajtur “Spot” i prodhuar nga Boston Dynamics është mjeti më i fundit në arsenalin e Shërbimit Sekret Amerikan.
Pajisja është parë së fundmi duke patrulluar në perimetrin e resortit Mar-a-Lago të presidentit të zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata nuk kanë armë – dhe secili mund të kontrollohet nga distanca ose automatikisht – për sa kohë që rruga e tij është e programuar paraprakisht.
Imazhet e Spot-it që vërtitet rreth pronës është janë virale – ku reagimet variojnë nga më të ndryshmet.
Por misioni i tij nuk është për të qeshur.
“Mbrojtja e presidentit të zgjedhur është një përparësi kryesore”, tha Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret të SHBA, në një deklaratë për BBC.
Në muajt para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Trump ishte objektivi i dy tentativave të dukshme për vrasje.
I pari ndodhi në një miting të korrikut në Butler, Pensilvani dhe tjetri ndodhi në fushën e golfit Mar-a-Lago në shtator.