Dyshimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien mes Ilnisës dhe Meritonit kanë qarkulluar prej disa kohësh, veçanërisht pas disa veprimeve që kanë ngjallur kureshtje, si fshirja e fotove të përbashkëta nga profili i Meritonit dhe fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Këto spekulime u diskutuan gjatë një interviste të Ilnisës në një emision televiziv, ku ajo u ballafaqua me pyetje të drejtpërdrejta.
E pyetur për këto ndryshime në rrjetet sociale, Ilnisa tha: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri.”
Kur u pyet më tej për gjendjen e marrëdhënies së tyre dhe nëse janë ende të dashuruar, ajo shtoi:
“Si çdo çift normal që mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.”
Përgjigjet e Ilnisës duket se sugjerojnë se marrëdhënia e tyre është përballur me sfida të zakonshme për çdo çift, por pa ndonjë situatë serioze.