200 autobusë qëndrojnë të parkuar, “I nevojitemi shkupjanëve, problemi mund të zgjidhet për dy ditë”

Janë të parkuar rreth 200 autobusë të transportuesve privatë, të cilët shërbejnë 16 linja në kryeqytet. Në periudhën e kaluar kanë punuar me 30 për qind të kapacitetit të tyre, ndërsa nga e hëna thonë se do të përdorin numër më të madh të autobusëve për shkak të kaosit në transportin publik, me qëllim që shkupjanët më lehtë dhe më shpejt të arrijnë në vendet e punës dhe studentët në ligjërata. Megjithatë, ata nuk e dinë se sa do të mund të funksionojnë me mjete të tyre dhe nëse autobusët e tyre do të lëvizin gjatë gjithë ditës. E deri më tani, siç thonë ata, po punojnë me humbje, për shkak se u është vonuar pagesa nga NQP.

Sipas pretendimeve të tyre, borxhi është nga 40 deri në 50 milionë denarë. Ata ende nuk kanë lëshuar pagat, si kanë paguar tatimet ndaj shtetit dhe nuk kanë as mjete të mjaftueshme për naftë. Njëkohësisht kërkojnë që në të ardhmen pagesat të bëhen drejtpërdrejt nga Qyteti i Shkupit, e jo përmes NPQ-së siç ka qenë deri më tani. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e çmimit për kilometër të kaluar, për çka ka pasur propozim nga kryetarja Danella Arsovska në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Kjo nuk është hera e parë që kompanitë private shprehin revoltën e tyre. Pikërisht dy vite më parë ata bllokuan për disa ditë udhëkryqet më të mëdha në kryeqytet për shkak të borxheve të mëdha që u kishte NQP. Pas një beteje pesë mujore mes kryetares së komunës Danela Arsovska dhe transportuesve privatë, Qyteti shpalli thirrje të re për linja private të autobusëve dhe nga Arsovska u premtua se do të paguhet borxhi prej 1.5 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu