Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, zuri vendin e dytë në Slalom, duke u bërë sportistja e parë shqiptare që ka arritur këtë sukses.
Për këtë, njoftoi edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Lara Colturi shkruan historinë në Botërorin e skive Alpine, duke zënë vendin e dytë në Slalom🥈
Sportistja që garon për flamurin shqiptar bëri një garë spektakolare në pistën e Gurgl në Austri, duke u renditur me +55 pas amerikanes Mikaela Shifrin.
Kjo është hera e parë që një sportiste që garon për Shqipërinë arrin një rezultat të tillë në një Kupë Bote.🔥👏🇦🇱“, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë gatë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, ka shkruar Rama