Shqiptari Arianit Besiri ka fituar në zgjedhjet lokale në Gjermani, ku këtë e bëri të ditur edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Ajeti tha se, ka disa vite që Besiri është I angazhuar në politikën gjermane dhe fitorja e tij nuk është vetëm një arritje personale por edhe një mesazh i fuqishëm për diasporën shqiptare dhe brezat e ardhshëm.
“Marrja e 60.2 për qind të votave në një komunë gjermane me rreth 11,000 banorë është një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që Arianiti ka fituar nga komuniteti lokal. Fitorja e tij nuk është thjesht një arritje personale, por një mesazh i fuqishëm për diasporën shqiptare dhe brezat e ardhshëm: suksesi dhe përkushtimi nuk njohin kufij kombëtarë”, ka shkruar Ajeti.
E Arianit Besiri falënderoi të gjithë për mbështetjen.
“Faleminderit për mbështetjen. Të fortë së bashku”, ka shkruar Besiri.
Ai do të jetë kryetari bashkisë Morbach nga 1 marsi i vitit 2025.