Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 13:09 ka regjistruar tërmet me magnitudë lokale Rihter prej ML3,0 ballë, epiqendra e të cilit ndodhet 132 km në juglindje të Shkupit. në zonën epiqendrore të Vallandovës.

Tërmeti, sipas të dhënave që disponon Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Shkencor në Shkup, është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet të shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu