Të martën mbrëma, Liga e Kampionëve u rikthye, me disa nga skuadrat më të mira të Evropës që u përballen për një trepikësh vendimtar.
Në surprizën më të madhe të natës, Manchester City barazoi 3-3 me skuadrën holandeze Feyenoord në Etihad edhe pse kryesonte 3-0 pas 75 minutash. Pas ndeshjes, menaxheri i City-t, Guardiola u pa me gërvishtje në fytyrën e tij dhe shpjegoi pse.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, gazetarët e pyetën atë se çfarë i shkaktoi gërvishtjet e dukshme në hundë dhe në kokë.
“Po, lëndova veten”, u përgjigj menaxheri i City-t. Pra, siç thotë populli, “kishte ngrënë(çjerë) veten me thonj.”
Pasi hynë në ndeshjen e së martës pas pesë humbjeve radhazi, presioni ishte mbi City-n për t’u rikthyer në rrugën e fitores dhe për t’i kujtuar botës se sa të fuqishëm janë.
Dhe fillimisht u duk sikur ata do ta bënin, pasi dy gola nga sulmuesi më i mirë Erling Haaland dhe një nga legjenda e klubit Ilkay Gundogan e çuan City-n në avantazh 3-0 para minutës së 60-të.
Por në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, City u rikthye në krizë pasi sulmuesi i Feyenoord, Anis Hadj-Moussa shënoi në minutën e 75-të, pasuar nga golat e Santiago Gimenez dhe David Hanck në minutat 82 dhe 89.
“Ne nuk jemi të qëndrueshëm. Ne u dhamë atyre golin e parë dhe më pas të tjerë”, tha Guardiola për Amazon Prime Sport, duke shtuar: “Ne kemi humbur shumë ndeshje në minutat e fundit”.