28 Nëntori i bën bashkë Ramën e Kurtin në Vlorë

Në Shqipëri sot po festohet 112-vjetori i pavarësisë.

Në Vlorë po zhvillohet edhe ceremonia e ngirtjes së flamurit ku të pranishëm janë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si edhe kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, në ceremoni po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për nder të 28 Nëntorit, edhe në Kosovë sot po festohet, ku janë organizuar disa aktivitete.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Festa e 28 Nëntorit njihet ndryshe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë një shtet sovran dhe të pavarur.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu