Stuhi bore në Turqi: Një çift të moshuarish të bllokuar, me qengja të përqafuar për të mos ngrirë

Turqia u godit nga bora e madhe nga nata e së dielës deri të hënën e 25 nëntorit dhe prej saj lindi një histori e bukur për njerëzimin dhe dashurinë për kafshët.

Një çift të moshuarish që u zhdukën në motin e rënduar u zbuluan duke përqafuar qengjat e tyre për ngrohtësi, kur mbetën të mbuluar nga bora. Një video e shpëtimit u publikua më 25 nëntor, ku shiheshin dy të moshuar që mbajnë një qengj nën xhaketa.

Autoritetet thanë se Naciya dhe Mustafa Akin, të dy të moshës 70 vjeç, u zhdukën “për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe reshjeve të borës” ndërsa ktheheshin në shtëpi në Antalia.

Në një video të publikuar, Naciya shihet e mbuluar me një batanije nën një pemë, ndërsa një punonjës emergjencash mban dy qengja.

Shërbimet e urgjencës e shpëtuan çiftin para se t’u dorëzoheshin punonjësve mjekësorë. Dhe qengjat janë gjithashtu të sigurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu