Vetëm për një vit afro 100 punëtorë nga “Knauf Radika SHA Dibër” iu drejtuan shërbimit ligjor të LSM-së. Ata më së shumti u ankuan për kompensim të papaguar për kohëzgjatje të shërbimit, ulje të paarsyeshme të rrogave dhe ndryshim të kontratave të punës, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Për këtë arsye, përfaqësues të LSM dhe Sindikatës për ndërtim, industri dhe projektim zhvilluan një bisedë me menaxhmentin e kompanisë, gjatë së cilës kërkuan respektimin e ligjeve dhe marrëveshjes kolektive të nënshkruar në nivel të punëdhënësve.
“Pasi që punëdhënësi në mënyrë të pabazë nuk e ka pranuar obligimin ligjor, Sindikata e Maqedonisë me ndihmën e shërbimit juridik ka përgatitur raporte në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe janë iniciuar disa procedura në gjykatë”, thonë nga LSM.
Kështu nuk ndodh vetëm me punëtorët e “Knauf Radika”, por së fundmi kanë theksuar nga LSM, anëtarët e tyre i kanë adresuar edhe nga shëndetësia, arsimi, por edhe sektori publik në përgjithësi.
Se kohët e fundit ka pasur shkelje të rënda të ligjeve nga pronarët e kompanive në lidhje me të drejtën e punëtorëve për të organizuar sindikata, si dhe presione të shtuara nga drejtorët ndaj punëtorëve përmes institucioneve, me qëllim shuarjen e organizatave sindikaliste, pretendon edhe Konfederata e Organizatave Sindikale në Maqedoni (KOSM). Në disa qytete ka një presion të tillë, madje në disa vende i detyrojnë të konfirmojnë me një deklaratë noteriale se nuk duan të krijojnë një sindikatë. Presion për të mos formuar organizata sindikale, siç theksojnë nga KOSM-i, presion është ushtruar nga më shumë se 40 punëdhënës, kryesisht nga sektori i ndërtimit dhe ata që menaxhojnë me burimet minerale.
“Problemin nuk e shkaktojnë pronarët e kompanive shumëkombëshe që e dinë se çfarë është organizimi sindikal në vendin e tyre, por menaxherët e emëruar nga shteti ynë, të cilët u thonë shefave se e dinë mentalitetin e punëtorëve dhe si duhet të trajtohen. ” Përveç nënvlerësimit të punëtorëve, ky është edhe nënvlerësim i shtetit. Prandaj duhet të ngremë zërin dhe më në fund punëtori të ndihet se është i respektuar në vend dhe nuk lëviz”-theksojnë nga KOSM[1]
E drejta për organizim, asociim dhe funksionim sindikal është një e drejtë e garantuar me kushtetutë në vendin tonë, pra vendi ynë si aspirant për në Bashkimin Evropian është i detyruar të respektojë konventat ndërkombëtare që garantojnë këtë të drejtë. Çdo përpjekje për të margjinalizuar sindikatat minimizon mundësitë për të drejtat evropiane të njeriut.
Për vendet që aspirojnë t’i bashkohen familjes së madhe evropiane rol dhe kontribut të madh kanë sindikatat, nga ana tjetër sindikatat duhet të jenë të gatshme për çdo sfidë – reforma, modernizim, cilat do të ishin përfitimet për punëtorët nga vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Gjithashtu, u imponua nevoja për përfshirjen e sindikatave në institucionet e shtetit dhe monitorimin e të gjitha fazave të negociatave për hyrjen në BE. Zhvillimi i mëtejshëm i dialogut social në vend, si dhe në nivel të BE-së.
Që në fillim të procesit të integrimit të RSM-së në BE, sindikatat e pranuan atë si një aktivitet me rëndësi prioritare për shtetin. Ata u përfshinë në të gjitha reformat në fushën e marrëdhënieve të punës me qëllim që procesi të zhvillohej shpejt dhe në mënyrë cilësore, sipas kritereve të njohura të Kopenhagës të Këshillit Evropian. Rëndësi të veçantë për sindikatat është harmonizimi i legjislacionit të Maqedonisë me legjislacionin e BE-së dhe zhvillimi dhe praktikimi i dialogut social dhe arritja e konsensusit për çështjet dhe interesat ekonomiko-sociale të punëtorëve dhe qytetarëve të RSM-së. Në raportin e fundit, KE vë në dukje se është e nevojshme të forcohet dialogu social dypalësh midis punëdhënësve dhe punëtorëve, që është detyrë e vendit.
Feim Kaja
Ky botim është pjesë e projektit Pjesëmarrja e mediave nga Njësia e Vetëqeverisjes Lokale – Dibër në negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, i cili financohet nga programi i granteve të projektit “Së bashku për gazetari më të mirë lokale” financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të Bashkësive – MEDIUM. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vet Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
[1] https://novamakedonija.com.mk/makedonija/ako-prodolzhi-pritisokot-za-sprechuvanje-na-sindikalno-organiziranje-kje-protestirame-pred-kompaniite-koi-toa-go-pravat-velat-od-ksom/