“Studentët në vendin tonë jetojnë në kushte më të këqija nga vendet anëtare të BE-së”

Ajo që pëshpëritej me zë të lartë rreth standardit të ulët të studentëve më saktësisht për kushtet në internatet studentore në raportin e tij vërtetoi enti për auditim. rezultatet që u konstantuan në raport sipas kryeauditori maksim acevski asesi nuk kanë të bëjnë me kushte të cilat duhet të jenë humane për banimtë studentëve tonë dhe janë dukshëm më të dobëta nga ato të bashkimit evropian. numrat për kapacitet akomuduese të stundentëve janë tepër dështues për të cilën gjendje dëshmojnë ankesat për mungesën e ujit në disa pjesë të kapaciteteve , mungesa e internetit, por parasëgjthash cilësia e akomodimit , e ushqimit dhe higjenës në internatet studentore të shtetit

“Çmimi për akomodim në internatet studentore të shtetit është i pandryshuar që në vitin 2008 dhe është 6820 denarë, nga të cilët gjysma e subvencionohet nga shteti dhe gjysma tjetër paguhet nga vetë studentët,,, kështu që me 16 vjet çmim të pandryshuar bëhet presion artificial me qëllim që të mos ofrohet shërbim cilësor për studentët gjegjësisht qytetarët”, thotë kryeauditori shtetëror Maksim Acevski[1].

Sa ju përket rekomandimeve të esha -së për dyfishin e çmimit, gjegjësisht 14.680, den. ministrja vesna janevska mendon se tani do të ishte tronditje e madhe për studentët që duhet të paguajnë 7.340 denarë, por edhe për shtetin. ajo drejtoi gishtin në ish-autoritetet sepse nuk e kanë rregulluar çmimin me kostot reale dhe inflacionin. përveç problemeve me ushqim dhe akomodimin, ka patuar edhe ndarje pa lejë të dhomave, blerje ushqimi me çmime jashta normës , kurse studentët merrin ushqime me cilësi të dobët. pohon ministresha. po bëhen përpjekje për përmirësim të kushteve që të rinovohen dy konviktet e studentëve, të planifikohen të rinovohen edhe të tjera. por parë sëgjithash më rëndësi do të jen ndryshimet ligjore

“janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për standardet e studentit … kemi rënë dakord me kryetarin dhe gjithë kuvendin UQEM (univerziteti) të miratojnë një ligj të ri deri qershor 2025 bashkë me ate për arsim dhe pjesë të ligjit të vendosen në nënakte që të mund të punojmë ”- thotë Janevska.

ndërsa nga kuvendi studentor paralajmëruan një program të ri për një standard më të mirë. kryetari i kuvendit UQEM Aleksandar Nikolovski thotë se organizohen ne komisione dhe janë duke punuar për çdo problem nga çështja e ushqimit të studentëve, për bursat dhe veçanrisht për akomodimin për çka do të përkushtohen më tepër gjatë miratimit të ligjit.

“Në ligjin e ri për standardet e studentit, duhet të parashihen mjete të reja për konviktet sepse shumë pak mjete shpërndahen për atje , pastaj ndryshim i mënyrës së administrimit në konvikte etj. sepse ato punime më të mëdhaja do të sjellin zgjidhje më të mirë afatgjate për largimin e problemeve të mungesës së ujit të nxehtë dhe kushtet të tjera…” shton Nikolovski.

Studentët konsiderojnë se është fatkeqsi në një vend kandidat për anëtarësim në be të ndodhin probleme si mungesë e mjaftueshmërisë në ushqim ose akses në internet falas, për shembull.

“Përderisa bashkimi evropian po flet për inteligjencë artificiale, ne po flasim ende per printerët, skenerët, kompjuterët dhe aksesin në internet falas” – një studente “kur do ti vendosim në peshojë mungesën e qumështit dhe frutave duke i krahasuar me mungesën e internetit mendojmë se mungesa e internetit është një problem i madh ..”– studente

Se kushtet nuk janë të mira mund të shihet nga ajo që është notuar në raporti e fundit të ​​komisionit evropian për progresin e vendit në vitin 2024 ku thuhet se shpenzimet publike për arsimin dhe trajnim shumë pak është zvogëluar 3.17% nga bpv në vitin 2024 në krahasim me 3 .58 % në vitin 2022, që është ende shumë larg nga mesatarja e be-së 4.7%. gjithashtu buxheti i arsimit si pjesë e buxhetit të përgjithshëm të shtetit është ulur në 2024 në 9.15% krahasuar me 2023 kur ishte 11.7%.

Situatat janë të pasqyruara edhe te studentët e komunës së dibrës që studjojnë në universitetet e vendit. më të pasurit marrin banesa private, ndersa ato me financat me modeste vendosen në konviktet studentore për të cilat thone se janë shumë larg prej standardeve evropiane.

“Kam dy vite që jetoj në konvikt të studentëve dhe ate në universitet privat, por asgje ska ndryshuar për mirë që kur është hapur” thotë një student që dëshiron të mbetet anonim

Se kushtet e studentëve tanë janë larg të atyreve në BE mund të konstatohet edhe nga krahasimi me ata në sloveni, p.sh ka kushte shum të mira të jetës , atje ka 30 konvikte të organizuar me dhoma njëkrevatëshe, dykrevatëshe dhe dhoma familjare me kushte shumë të mira për jetesë. shton studenti. vendi jonë në 2022, ka shpenzuar afërsisht 22.6 milion euro për akomodim, ushqim dhe bursat në arsimin e lartë. por instituti i auditimit konstatoi se masat dhe politikat e marra nga autoritetet kompetente për standardin e studentit nuk janë të mjaftueshme efikase për krijimin e kushteve të përshtatshme të studentëve, dhe kompetenteve të studentit.

Valdrin Marku

Ky botim është pjesë e projektit Pjesëmarrja e mediave nga Njësia e Vetëqeverisjes Lokale – Dibër në negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, i cili financohet nga programi i granteve të projektit “Së bashku për gazetari më të mirë lokale” financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të Bashkësive – MEDIUM. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vet Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

[1] https://www.youtube.com/watch?v=uxtFZv0vGuw


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu