Moderatori Labinot Gashi përballë Ermal Mamaqit në emisionin `Xing me Ermalin` ka folur për një pjesë të dhimbshme që i ka ndodhur kur ishte pjesë e ekranit.
Labi ka rrëfyer pjesën më të vështirë kur në njërën anë mjeku i thoshte se babai i tij ka vetëm edhe 3 muaj jetë e në anën tjetër në emisionin ‘1Kafe me Labin’ ‘detyrohej’ të qeshte e bënte shaka me publikun, shkruan lajmi.net
Ajo ditë për moderatorin ishte një ‘lëmsh’ i vërtetë kur i thyen edhe veturën aty ku kishte gjithçka, para e gjëra të tjera të vlefshme.
E kjo sipas tij dëshmon se sa e vështirë është të jesh pjesë e ekranit televiziv.