Lëvizja BESA edhe pse është nëshkruese e platformës shqiptare në Tiranë, në realitet nuk funksionon në bazë të kësaj, por ka qëllime krejtësisht tjera.
Njëri nga përfaqësuesit e kësja lëvizje për “Faktor24”, deputeti Afrim Gashi, ka shpaluar qëllimin e kësaj lëivizje pas takimit që ka pasur me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. “Do ta ndihmojmë LSDM-në për ta thyer dhe larguar Gruevskin nga pushteti, kurse pastaj do të kërkojmë nga LSDM-ja të na ndihmoj ta shkatërrojmë Ali Ahmetin. Kjo për shkak se, këta të dy janë e keqja më e madhe në këtë shtet. Këta të dy na kanë sjellur në këtë derexhe, që të kemi shtetë totalisht të shkatërruar, izoluar e të vjedhur”, është shprehur Gashi për “Faktor24”.
Nga kjo deklaratë shihet se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është anvancimi i statusit të shqiptarëve, por shkatërrimi i Ali Ahmetit dhe BDI-së, duke kërkuar ndihmën e Zaevit. Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, duke ia bërë me dije atij se kjo logjikë është e mbrapsht, sepse drejtohet kundër një partie shqiptare dhe është në kundërshtim me orientimin e partive shqiptare në Tiranë, të përkrahur edhe nga kryeministri Rama.
Gashi nuk ka folur për platformën si një e arritur e partive shqiptare për të avnacuar të drejtat e shqiptarëve, pork a kërkuar aleancë me Zaevin kundër një partie shqiptare. Sipas kësaj deklarate, përkrahja për LSDM-në, për të ta formuar qeverinë nuk bëhet për qëllime demokratike, si janë deklaruar disa herë , por pa kusht përkrahet një lider maqedon për ta shkatërruar një subjekt shqiptar.
Për njohësit e rrethanave ky qëndrim duket shumë i ulët dhe nuk shkon me deklarimet që kjo lëvizje i thotë për të mirën e shqiptarëve, por tregon për aleancë pa kushte vetëm për të ardhur në pushtet dhe për ta shkatërruar një parti shqiptare.
Nga ana tjetër, platforma e partive shqiptare është përkrahur nga shqiptarët e Maqedonisë dhe shihet si kusht për krijimin e qeverisë së re. Kjo platformë edhe gjatë një emisioni debativ në Klan Kosova, ku kanë qenë të pranishëm kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, është promvuar si dokument dhe kusht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.