Kryeministri Kurti për bastisjet e Policisë: Dhjetëra emblema ruse janë gjetur në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë ftuar konferencë për media ditën e sotme për të dhënë detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”, që ka prekur edhe fushën e energjetikës.

Përpara mediave, Kurti u shpreh se përgjatë dy ditëve të fundit janë ndërmarrë masa për të mbajtur përgjegjësit e sulmit në fjalë dhe për të rregulluar dëmin e shkaktuar.

Sipas tij po të arrihej qëllimi i sulmit, pesha do të ishte e jashtëzakonshme.

“Po të arrihej qëllimi, ky sulm do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë pa rrymë qindra familje dhe pa ngrohje mijëra qytetarë të Prishtinës”, u shpreh Kurti.

Duke krahasuar sulmin në Zubin-Potok me ato të Rusisë në Ukrainë, Kurti thotë se gjatë kontrolleve të zhvilluara në lokacione të ndryshme, përveç armëve, u gjeten dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u përkasin njësiteve të specializuara të trajnuara ushtarakisht.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcenuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi. Megjtihatë, kjo mbetet tentativë e dështuar”, shtoi kryeministri.

Ai ka thënë se Serbia po i kopjon metodat e Rusisë, ndërsa ka treguar se Policia ka gjetur emblema ushtarake ruse dje gjatë bastisjeve në veri.

“Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Kosovës përveç armëve e pajisjeve ushtarake u gjetën edhe dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u përkasin njësive të specializuara, si dhe u gjetën flamuj krahu perandorak rus, flamur i përdorur nga Rusia cariste, pra një numër i madh i emblemave nga Rusia. Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë”, tha Kurti.

Madje, sipas Kurtit, dëmi do të ndikonte në fabrika dhe në fushën e telekomunikimit. Miliona euro do të duhej të investoheshin në blerje të energjisë.

“Nuk ka qenë në pyetje uji, por edhe rryma. Nuk është vetëm rryma, por edhe ngrohja. Nuk është vetëm ngrohja, por edhe telekomunikimi. Qëllimi ka qenë që në fund të nëntorit të na lënë pa ujë, pa rrymë, pa ngrohje e pa komunikim” , shtoi kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu