Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi, ndërsa në pjesët më të larta të vendit ka mbetje të borës.

“Në qafën malore të Mavrovës ka ndalim qarkullimi për automjete të rënda. Ndalim për automjete të rënda është vendosur edhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, në drejtimin fshati Lisec – Kodra e Diellit, kurse për pjesën tjetër të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirët)”, thonë nga LAMM.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu