Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian.
Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten me shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit, duke alarmuar se Europa nuk ka shumë kohë për sinjale më të vendosura.
Kryediplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Europën por vetëm eurot e Europës.
Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin.
”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Europën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Europian”.
”Vuçiq ka imazh të njëjtë sikur Putin”.