Statistikat/ Rreth 100.000 njerëz janë të papunë në vend

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit 2024 është 12.3%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).

Aktualisht, numri i të papunëve në Maqedoni është 98.322 persona, përkatësisht numri i popullatës aktive është 796.733 persona, prej të cilëve 698.411 persona janë të punësuar.

Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.6, ndërsa shkalla e punësimit është 46.1 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu