Një foshnje 10-mujashe dërgohet pa shenja jete në poliklinikën në Çair

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup thotë se, gjatë ditës së djeshme në poliklinikën në Çair, një foshnje 10-mujashe është dërguar pa shenja jete.

Më datë 06.12.2024 rreth orës 16:45 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, nga Poliklinika Çair është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë 10-muajshe pa shenja jete. Mjeku ka deklaruar vdekjen, pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i foshnjës së ndjerë është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e SPB-Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu