Bilali-Zendeli i reagon Mexhitit: Çështja e gjuhës shqipe nuk është lojë! Për të, janë lënë gjymtyrë nga bijtë më të mirë të kombit

“U djeg loja”, kështu tha Izet Mexhiti për të cilën i reagoi Arta Bilali-Zendeli nga BDI, që siç tha, çështja e gjuhës shqipe nuk është lojë, përcjell TV21. Bilali -Zendeli tha se, për çështjen e gjuhës shqipe është derdhur gjak dhe janë lënë gjymtyrë nga bijtë më të mirë të kombit.

“Z. Mexhiti, çështja e gjuhës shqipe nuk është lojë. Për këtë çështje është derdhë gjak, janë lënë gjymtyrë nga bijtë më të mirë të kombit.

Edhe eliminimin e përkatësisë etnike e konsideruat lojë dhe sot na kthyet para vitit 2001″, tha Arta Bilali-Zendeli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu