Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që të ketë seancë për debat me ekspertë dhe parti politike, në lidhje me Ligjin për Gjuhët, përcjell TV21. Taravari kërkon nga opozita që në vend që të rrinë në tenda, ta shfrytëzojnë kohën për reformim.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk”, ka shkruar mes tjerash Taravari.