Mëngjesi i kësaj të enjte ka sjellë një lajm të trishtë. Futbollisti Erjon Morina ka humbur betejën më të rëndësishme dhe është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare.
Nga muaji tetor, lojtari ishte i shtruar në spital, pas një sulmi në zemër, gjatë stërvitjes me skuadrën e Vushtrrisë në Kosovë.
Morina ishte në terapi intensive, ndërsa është ndarë nga jeta këtë të enjte të 12 dhjetorit.
Dhimbje e madhe për futbollin mbarëshqiptar.
Postimi i babait të tij, Ilir Morina:
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçosh gjithmonë.”