Ganiu: Komuna e Çairit, shembull i shkëlqyer i menaxhimit efikas dhe transparent të buxhetit

Komuna e Çairit është një shembull i shkëlqyer i menaxhimit efikas dhe transparent të buxhetit. Jam i kënaqur të ndaj me ju se, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Komunikim me Qytetarët, gjatë vitit 2024, Komuna jonë renditet ndër komunat me shpenzimet më të ulëta për shërbime juridike në Qytetin e Shkupit.

Gjatë këtij viti, kemi harxhuar vetëm 212.400 denarë për shërbime juridike, një shumë ndjeshëm më e ulët krahasuar me komunat e tjera, të cilat kanë shpenzuar deri në dhjetëfish më shumë. Bazuar në numrin e banorëve, kjo do të thotë se Komuna e Çairit paguan vetëm 3.39 denarë për kokë banori, ndërkohë që, për krahasim, Komuna e Gazi Babës shpenzon 109 denarë për kokë banori, Saraji 29.25 denarë dhe Kisella Voda 26.64 denarë.

Ky rezultat është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për menaxhimin e kujdesshëm të burimeve publike. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të optimizuar shpenzimet dhe për të investuar më shumë në projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu