Surprizë! Konfirmohen dy banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4

Spektakli i shumëpritur “Big Brother VIP Albania” do të nisë zyrtarisht më 21 dhjetor, dhe tashmë kanë dalë në dritë emrat e parë të banorëve që do të bëhen pjesë e kësaj aventure.

Sipas burimeve të Iconstyle, Rozana Radi dhe Laert Vasili janë dy prej personazheve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Rozana Radi, një artiste e suksesshme dhe shumëdimensionale, njihet si këngëtare, aktore dhe moderatore. Së fundmi, ajo ka fituar çmimin kryesor në “Kënga Magjike 2024”, duke u kurorëzuar si një nga artistet më të vlerësuara të vitit.

Kjo eksperiencë do të jetë një temë e nxehtë në shtëpi, pasi publiku pret rrëfime mbi përgatitjet dhe sfidat e saj. Me energjinë dhe personalitetin e saj të fortë, Rozana pritet të jetë një nga figurat më dinamike të edicionit.

Në anën tjetër, Laert Vasili, një aktor me përvojë të pasur në teatër dhe televizion, është i njohur për rolet e tij të thelluara dhe debatet e forta. Me karakterin e tij të spikatur, Laerti do të sjellë një tjetër dimension në spektakël, duke garantuar përballje dhe diskutime interesante mes banorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu