Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në Tetovë është i financuar nga Bashkimi Europian. Ai është stacionit për ujërat e zeza që kap vlerën mbi 50 milionë euro. Sipas kryetarit të komunës Bilall Kasami ka edhe shumë projekte të tjera që janë mbështetur nga BE-ja.
“Janë disa projekte të tilla që janë shumë të rëndësishme për Tetovën dhe qytetarët e saj, unë do përmend veç një që është në fazën përfundimtare të përmbledhjes së kompanive që do ta realizojnë këtë projekt dhe ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza për Tetovën, kolektori dhe filtër-stacioni që tashmë është në fazën e vlerësimit të ofertave për të përzgjedhur kompaninë realizuese është një projekt që e kalon shumën e 50 milionë eurove dhe është një ndër projektet më të rëndësishme në të gjithë historinë e komunës së Tetovës”, tha Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.
Euroambasadori Mihalis Rokas tha se bashkëpunimi me komunën është shumë i vjetër, ndërsa sipas tij, projektet e përkrahura flasin për interesimin e BE-së për komunën edhe qytetarët.
“Siç e dini, ne kemi një bashkëpunim të gjatë me komunën, duhet të them se është një bashkëpunim shumë e mirë, është i suksesshme në shumë fusha që prekin jetën e përditshme, qoftë ky projekti i ri për ajër të pastër apo ai kryesori që sapo përmendët vetëm projekti për ujin. Plani i trajtimit të mbetjeve dhe projekte të tjera që ne i zbatojmë nëse ka të bëjë me start-up-et e digjitalizimit apo ngritjen e kopshteve”, u shpreh Mihalis Rokas – Ambasador i BE-së.
Rokas u takua edhe me këshilltarët komunalë, ndërsa vizitoi edhe Zyrën e BE-së në Tetovë.