Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 dhe e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka ngjallur një diskutim të madh në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, teksa merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh, e dedikuar për të pastrehët.
Në kronikën e televizionit amerikan, ata i referohen kësaj gruaja si “backpack recipient” – një term që iu, referohet të pastrehëve që marrin si ndihmë një çantë të mbushur me gjëra të nevojshme.
Figura e gruas në video ka ngjashmëri me këngëtaren e njohur, e cila për dekada ka qenë një ikonë e muzikës shqiptare. Ky detaj ka shkaktuar trishtim dhe shqetësim mes shqiptarëve, të cilët janë rritur duke dëgjuar këngët e saj dhe e kujtojnë si një yll të skenës muzikore.