Ministri Murtezani nga Brukseli: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e familjes evropiane

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani nga Brukseli ka deklaruar se rruga e vendit për në BE është e gjatë, por se vendi meriton të jetë pjesë e familjes evropiane.

“Rruga jonë për në BE është e gjatë dhe Maqedonia e Veriut meriton ta vazhdojë dhe të jetë pjesë e familjes evropiane.

Në takimin e sotëm me Kaja Kallas, Zëvendëskryetare e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, diskutuam për interesat e përbashkëta dhe mbështetjen në përcaktimin tonë strategjik”, ka shkruar Murtezani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu