Toshkovski: MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit në momentin kur Grubi u arratis

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit dhe procedurave nga një punonjës policie në momentin kur Grubi u arratis. Ai tha se janë siguruar të gjitha provat të cilat janë dorëzuar në Prokurori dhe nesër do të ketë kallëzim penal ndaj policit. Toshkovski akuzoi LSDM-në se mbron BDI-në dhe mbron interesat e saj

“Më vjen keq që një parti që veten e quan shtet formuese, përsëri i mbron partnerët e tyre, BDI, dhe përsëri tregon se nuk punon në interes të qytetarëve të Maqedonisë, por punon në interes fitimprurës të bashkëpunëtorëve të tyre të afërt, lirisht mund të them se pikërisht personi i cili është i pakapshëm për organet e rendit, në kohën kur ishin në dashuri deklaronte se ato janë një. Se ata janë një, përsëri tregojnë dhe dëshmojnë me sjelljen e tyre, por të mos shqetësohen MPB ka kapacitete, edhepse e lanë në fazën e djathit zviceran dhe do të veprojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën dhe çdo kush që ka gabuar do të përgjigjet para drejtësisë. Për dallim nga më parë kur fajtore ishte “merimanga”, tash ai që ka kryer veprën ka emër dhe mbiemër dhe do të dalë para drejtësisë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu