Rrëzohet helikopteri në Turqi, raportohet për disa të vdekur

Raportohet për së paku katër persona të vdekur pasi një helikopter u rrëzua sot në një spital trajnimi dhe kërkimi në Mugla të Turqisë.

Sipas mediave turke, helikopteri është rrëzuar pranë spitalit. Në aksidente kanë humbur jetën pilotët, një mjek dhe një i punësuar tjetër.

“Helikopteri i ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë është përplasur në katin e 4-të të Spitalit Trajnues-Kërkimor gjatë ngritjes dhe është rrëzuar. Ka mjegull të dendur, shkaku i aksidentit po hetohet. Më pas helikopteri ka ranë në një hapësirë ​​boshe”, tha guvernatori i Muglas, Idris Akbik.

Në vendngjarje ka ekipe zjarrfikëse, të ndihmës së shpejtë, policisë dhe AFAD-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu