Kurti: Nga 1 shkurti, çmimet e barnave do të jenë deri në 10 herë më të lira

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë të ndjeshme.

Ai tha se disa barna do të jenë pesë herë më të lira, ndërsa disa të tjera deri në 10 herë më të lira.

Ky ndryshim do të prekë mbi 2900 produkte medicinale, duke ofruar ulje të çmimeve për qytetarët.Kurti i uroi qytetarët shëndet të plotë, duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme për përmirësimin e kushteve të jetesës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu