Do bëjë dasmë 600 milionë dollarë për Krishtlindje? Jeff Bezos zbulon si qëndron e vërteta

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, do të kurorëzohen në një martesë luksoze për Krishtlindje.

Ka qenë vetë themeluesi i Amazon që ka reaguar rreth këtyre lajmeve. 60-vjeçari u përgjigj në një postim në rrjetin social X që përfshinte informacionin e gjetur në një artikull të fundit të “The New York Pos”t, i cili citonte një raport nga “Daily Mail”, që pretendonte se ai dhe e fejuara e tij, 55 vjeç, do të mbajnë një dasmë prej 600 milionë dollarësh në Aspen, më 28 dhjetor.

Kjo erdhi në vëmendjen e tij kur CEO i Pershing Square, Bill Ackman, ripostoi artikullin e “Post” duke shkruar:

“Kjo nuk është e besueshme. Nëse nuk i blini secilit prej mysafirëve tuaj një shtëpi, nuk mund të shpenzoni kaq shumë para”.

“Javë me fat do ketë…”/ Horoskopi për 23-29 dhjetor 2024: Demi duhet të ketë kujdes nga këto dy shenja…
Bezos më pas u përgjigj:

“Për më tepër, e gjithë kjo është krejtësisht e rreme – asgjë nga këto nuk po ndodh. Fjala e vjetër “mos besoni gjithçka që lexoni” është edhe më e vërtetë sot se kurrë. Tani gënjeshtrat mund të përhapen në të gjithë botën përpara se e vërteta të mund të veshë pantallonat e saj. Kështu që jini të kujdesshëm njerëz atje dhe mos u tregoni sylesh”.

Bezos dhe Sanchez u lidhën në janar të vitit 2019 dhe u fejuan në maj të 2023-shit.

Bezos ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten MacKenzie Scott, ndërsa Sanchez ka djalin Nikko me ish-partnerin Tony Gonzalez dhe fëmijët Evan dhe Ella me ish-burrin Patrick Whitesell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu