Mexhiti: Ahmeti i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figura në listën e zezë

Edhe kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj fjalimit të djeshëm të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Mexhiti thotë se Ahmeti është i “defaktoruzuar dhe i rrethuar nga figura në listën e zezë”.

“Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. Ai flet nga dora e parë, sepse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë argatë e hyzmeqarë të cilët interesat politike i tregtuan për provizione e marrëveshje tjera korruptive. Për pasojë, ata hyzmeqarë sot janë nëpër ‘STOP’ lista ose në ikje, ndërsa BDI-ja është kthyer në grupacion non-gratash. Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë. Prandaj, kualifikimet e tipit ‘hyzmeqarë’ e ‘argatë’ janë vetëm tentim i dëshpëruar për ta ruajtur strukturën partiake që po e braktis BDI-në sikur pasagjerët e anijes që po fundoset”, shkruan Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu