Driton Nebiu ka reaguar ashpër ndaj Fatmir Limanit, duke theksuar se Haraçina nuk ka nevojë të kërkojë falje për sakrificat dhe durimin e saj. Ai e akuzon Limanin se është ai që duhet të kërkojë falje për mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve dhe e nënvizon se legjitimiteti i tij nuk ekziston mes shqiptarëve.
Postimi i plot i Driton Nebiut
Haraçina nuk kërkon falje para askujt se askujt nuk i ka hak. Nga sot je ti ai që do të duhet ti kërkosh falje Haraçinës, për sakrificën, për durimin, për mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve, edhe pse e kemi të qartë se ti të gjitha këto nuk i kupton.
Kërko legjitimitet diku tjetër, se ate nuk e ke ndër shqiptarët.